office@ihb-group.com.al
Follow us:

“Birra Korça” u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjodenit e Venecias dhe Selim Mborja nga fshati Mborje i Korçës. Projektet për ndërtimin e fabrikës u hartuan nga arkitektë italianë në vitin 1928 dhe me vendim të parlamentit të asaj kohe dhe miratim të mbretit Zogu I, firmosur nga Pandeli Vangjeli, Mit’hat Frashëri dhe avokat Mano, nisi ndërtimi i fabrikës në tetor të vitit 1929. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri, më 11 janar 1946 fabrika “Birra Korça” u shtetëzua në bazë të ligjeve të asaj kohe. Në prill 1994 u bë privatizimi nga një grup aksionerësh korçarë. Në viti 2004, shoqëria “Birra Korça” sh.p.k u ble nga investitori shqiptar Z. Irfan Hysenbelliu, aktualisht, President i “Birra Korça” sh.p.k.

Me riblerjen e fabrikës nga Z. Hysenbelliu, kjo e fundit iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë teknologjik e ndërtimor. Nga pikëpamja ndërtimore është ruajtur koncepti arkitektural i trashëguar, duke u pasuruar me elemente të rinj të të njëjtit stil. Linja teknologjike është vendosur tërësisht e re, bashkëkohore dhe moderne, e vitit 2005, importuar nga Republika Çeke. Duke ndërthurur traditën dhe stilin modern, këta elementë arkitekturor bashkëjetojnë në harmoni të plotë brenda mureve të fabrikës, zbukuruar me vepra arti, si: punime në gurë, në tjegulla, në dru, kangjella, mozaikë dhe gravura basoreliev punuar në qeramikë. Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës garantohet përmes një teknologjie të sofistikuar, bashkëkohore. Është ky garanti më i mirë i së tashmes dhe i së ardhmes së “Birra Korça”. Aktualisht “Birra Korça” prodhon tri produkte: bionde, e zezë dhe O1.

Aktualisht Birra Korça prodhon tre lloje produktesh: bionde, e zeze dhe O1.

Birra bionde është birrë e tipit pilsen dhe prodhohet me metodën e veçantë të Dekoksjonit. Birra “Korça” është një birrë shumë cilësore, në bazë dhe të vlerësimeve të shumta nga prodhues të huaj të birrës apo specialistë të fushës. Karakteristikat e veçanta të saj, si shkalla alkoolike brenda standardeve, aroma e këndshme, buketi mjaft i mirë, viskoziteti u dedikohen standardeve të larta të prodhimit. Kjo birrë është 100% malto.

Birra e zezë është një birrë unike për të gjithë Shqipërinë dhe më tej në rajon. Është një tjetër birrë, varietet krejt ndryshe, që nuk ngjason fare me dy llojet e tjera të birrave, për sa i takon shijes dhe aromave. Për prodhimin e kësaj birre përdoren 4 lloje malto, të cilët i japin dhe shijen e veçantë, ku mbi të gjitha dallohet shija e lehtë e karamelizimit. Ndërkohë edhe ngjyra e birrës është plotësisht e errët (e zezë), gjë që e dallon dukshëm nga birrat e tjera. Kjo birrë është më viskoze dhe me një buket tepër specifik dhe mjaft të admirueshëm.

Birra 01 është një formulë tjetër birre, e cila është më e lehtë se birra bionde, falë ndërhyrjeve cilësore në recepturën e prodhimit. Birra 01 është më e lehtë në shije, me përqindje më të ulët të shkallës alkoolike, aromë, buket dhe preferohet pasi u përshtatet kërkesave të veçanta të klientëve.

Është bërë tashmë traditë që çdo vit në sezonin e verës “Birra Korça” organizon Festën e Birrës në qytetin e Korçës. Pjesëmarrja nga të gjitha trevat në këtë festë e kthen qytetin në festival të vërtetë birre, ku kurorën e mban vetëm birra “Korça”.

Birra Korca edhe sot më e mira.

www.birrakorca.com.al

 

Birra Korça fiton çmimin “Best Buy Award Albania.

Kanë qenë konsumatorët Shqiptar që kanë votuar për birrën më të mirë. Eshtë perceptimi i konsumatorëve që Birra Korca meriton Nr 1 për raportin çmim / çilësi“. Sondazhi mbi Best Buy Award i realizuar në muajin shkurt nga Organizata Zviceriane ICERTIAS mat përvojën, opinionin dhe perceptimin e konsumatorëve për vlerën që ofron produkti i birrës në raportin çmim / çilësi.

Sipas përvojës suaj personale, cili prodhues i birrës së çelët (lager) ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun shqiptar:“

Pjesa me e madhe e 1200 të anketuarve u pergjigjen:“KORCA“.

 Anketimi ishte mbi bazë pyetje të hapura pra nuk ju sygjerohej asnjë kompani dhe pergjigja ishte absolutisht mbi eksperiencen e konsumatorit.

 http://www.bestbuyaward.org/ALBANIA-3OM31