Shoqeria "ERJONI" sh.p.k. e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1995. Shumë shpejt u rendit ndër kompanitë që kryente punime cilësore, si dhe u bë e suksesshme në këtë treg, duke u dalluar për rritjen e vëllimit të punimeve dhe duke zgjeruar gamën e fushës së ndërtimit. Në vitin 2000 shoqëria u transferua në Tiranë, ku vazhdon edhe sot aktivitetin e saj.

Tashmë pas një përvoje 20-vjeçare në tregun shqiptar, ajo është një konkurrente e denjë në treg. Drejtohet nga një staf shumë i kualifikuar. Bashkëpunon me firmat më prestigjioze në vend dhe punon për realizimin e projekteve tepër ambicioze, duke e zgjeruar aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera. Gjatë periudhës 2005-2006, shoqëria “Erjoni” sh.p.k., sërish në rolin e sipërmarrësit, kreu punimet e fabrikës së “Birra Korça”, sipas standardeve më të larta evropiane në fushën e ndërtimit.

“Erjoni” sh.p.k. ka realizuar një nga komplekset më të bukur dhe më të mëdhenj të banimit e shërbimit, në mes të qytetit të Tiranës.

www.erjoni-ndertim.com