Gazeta “Panorama” është e përditshmja më e madhe e aktualitetit në Shqipëri. Është i vetmi organ i shtypit të shkruar të Tiranës që e konfirmon veten si me anë të tirazhit, më i larti në vend për një gazetë të përditshme, si edhe përmes zërit të saj autoritar, në gjendje të ndikojë dhe të përcaktojë axhendën e opinionit publik.

“Panorama” e ka siguruar këtë pozicion të lakmueshëm në tregun e mediave shqiptare në saje të një filozofie editoriale dhe botuese që garanton hapësirë të lirë shprehje dhe diskutimi për zëra publikë të të gjitha ngjyrave dhe kaheve, në funksion të informimit sa më të paanshëm dhe të plotë të publikut. Misioni i kësaj gazete është të pasqyrojë zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në vend, në mënyrë transparente, të thelluar dhe të plotë, nën përgjegjësinë më të lartë profesionale të stafeve të saj.

Që nga viti 2002 kur u themelua dhe deri sot, rrugëtimi i “Panoramës” ka qenë gjithnjë në ngjitje në raport me gazetat e tjera, ndërsa aktualisht dominon dukshëm tregun e mediave të shkruara në vend me një tirazh që i tejkalon disafish konkurrentet e saj më të afërta.

Nën dritën e zhvillimeve të reja online, gazeta “Panorama” i ka përforcuar pozitat e saj, duke ofruar hapësirën më të dendur informative, si edhe më të larmishmen për sa i përket spektrit të analizave dhe opinioneve. Një pjesë e madhe e përmbajtjeve origjinale të “Panoramës” ushqejnë me informacione, diskutime dhe analiza një mori mediash të tjera virtuale, të cilat nuk i kanë stafet, burimet dhe as përvojën e suksesshme dhe jetëgjatë që ka gazeta Panorama në drejtimet e mësipërme.

www.panorama.com.al