Është gazeta më e vjetër e pavarur në Shqipëri. Ajo u themelua më 1927 dhe pas disa vitesh botimi i saj u ndal, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939. “Gazeta Shqiptare” rifilloi të botohet më 22 prill 1993, duke sjellë një frymë të re në gazetarinë e shkruar e duke u kthyer shpejt në shkollën e gazetarisë shqiptare.

Fillimisht “Gazeta Shqiptare” u botua vetëm me tetë faqe, katër në shqip e katër në italisht. Dy faqet kryesore ishin në gjuhën shqipe. Pati një numër të madh kopjesh të shitura që në ditët e para. Në maj të vitit 2011, “Gazeta Shqiptare”, e cila ishte pjesë e grupit italian “Edisud spa”, iu bashkua “Hysenbelliu Group”. Sa i përket lajmit, informacionit, shitjeve etj.,

“Gazeta Shqiptare” është një nga konkurrentet më të forta përkundrejt gazetave të tjera. Rreth 90% e stafit aktual që punon në “Gazeta Shqiptare” kanë përfunduar studimet në degën e Gazetarisë, në universitete si brenda dhe jashtë vendit.

“Gazeta Shqiptare” është e përditshme e pavarur, ku çdo të mërkurë, të shtunë dhe të diel ofron suplemente të ndryshme që u ofrohen lexuesve, ndërsa në muajt e verës ofron çdo ditë një suplement çlodhës dhe argëtues për lexuesit e saj. Ndërkaq “Gazeta Shqiptare” ka bashkëpunëtorë një sërë analistësh me përvojë në fusha të ndryshme, duke e pasur pikë të fortë pjesën e analizës.

www.balkanweb.com/gazetashqiptare