Hotel “Prestige” është një oaz i gjelbëruar, fare pranë qendrës së Tiranës, në rrugën “Panorama”. I rrethuar nga një mjedis i gjelbër, “Hotel Prestige” ofron komoditetin dhe shërbimin më cilësor e luksoz për klientët e tij, gjithçka ku ndërthuret klasikja me modernen.

Arredim i ndryshëm, parkete druri, mobilie italiane, e shumë komoditete krijojnë një ambient origjinal dhe tejet çlodhës për ata që zgjedhin të kalojnë ditë punë dhe jo vetëm në këto mjedise. “Prestige” ofron dhoma të mobiluara me shije të hollë dhe finesë, të konceptuara nga arkitektë italianë. Gjithçka brenda kërkesave dhe standardit: dhoma dyshe, tek, superiore, treshe, suitë dhe apartament familjar.

www.hotelprestige.com.al