Restorant “Prestige”, i hapur në janar 2015 është një nga restorantet më të bukur në Tiranë. I konceptuar si kompleks shërbimesh, restoranti është ndërtuar në një vilë tri-katëshe, me tri salla të mëdha restoranti, ambiente për pritjen e VIP-ve, salla mbledhjeje, kënde të veçanta për të ftuar specialë si dhe një ambient mahnitës në kopshtin e madh dhe të gjelbër jashtë, mbështetur në përvojën e restoranteve më prestigjioze e më luksoze në botë.

Shija e hollë dhe dashuria me të cilën është kuruar çdo detaj, krijon një ambient të veçantë, që do të kthehet në një përvojë të paharrueshme për klientin. I pozicionuar në një oaz të gjelbëruar, larg zhurmës së trafikut, në rrugën “Panorama”, “Restorant Prestige” është një vend ideal për të kaluar çaste të mrekullueshme, ku ofrohen standardet më të larta të kulinarisë italiane, kuruar me mjaft mjeshtëri nga shefi italian i kuzhinës. Çdo pjatë dhe element i saj është studiuar në detaj me delikatesë derisa të mbërrijë në tryezën e klientit.

Gatimi dhe vera e përzgjedhur është ‘qershia mbi tortë’, duke synuar të jetë një eksperiencë e unike për klientët. “Restorant Prestige” synon të shkëlqejë në çdo gjë, përfshirë këtu dhe stafin e përzgjedhur dhe të trajnuar me shumë kujdes.

www.restorantprestige.com.al