Revista PSIKOLOGJIA Numri i parë u hodh në treg më 6 maj 2007, si një revistë mujore me 100 faqe, e gjitha me ngjyra. Është revistë me karakter psikologjik, me rëndësi të veçantë në trajtimin e temave simotra. Pjesë e vyer e revistës “Psikologjia” janë autorë të njohur shqiptarë e të huaj, psikologë e sociologë, bashkëpunëtorë dhe personazhe publikë, të cilët shkëmbejnë përvojat e tyre për të sjellë te lexuesit dëshmitë dhe këshillat e tyre personale.

“Psikologjia” është e vetmja revistë e zhanrit të saj në Shqipëri. Falë larmisë së artikujve, shumë shpejt “Psikologjia” u shndërrua një ndër produktet mediatike më dinjitoze e të kërkuara në treg. Target grupi i saj janë të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët.