KUSH ËSHTË “HYSENBELLIU GROUP”

Mbi dy dekada, “Hysenbelliu Group” njihet si një nga grupet investitore më të mëdhenj në tregun vendas dhe jo vetëm. Fillesat e tij regjistrohen rreth vitit 1994.

Me po të njëjtin identitet, sot “Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në Shqipëri e në rajon.

Portofoli i investimeve të grupit përfshin një varg biznesesh të ndryshëm: në fushën e medieve elektronike e të shkruara, në fushën e edukimit, në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të pijeve, në sektorin e ndërtimit, në sektorin bar-hoteleri-restorante etj.

Në këtë përfaqësim dinjitoz vlen të përmendin kontributin e pamatë si pjesë e “Hysenbelliu Group” të emrave të njohur të bizneseve shqiptare, që nga: “Gazeta Panorama”, “Gazeta Panorama Sport”, “Gazeta Shqiptare”, “Revista Psikologjia”, “Revista Grazia”, “News 24”, “Balkan Web”, “Radio RASH”, “Birra Korça”, “Uji Fab”, “Universiteti Luarasi”, “ALB-MS 97”, “Erjoni” Ndërtim, “Egnatia” Ndërtim, “Hotel Prestige”, dhe së fundmi e “Restorant Prestige” dhe “Prestige Holiday Resort” (ish-Mak Albania në Golem) etj.

Untitled-4

1994    Presidenti i kompanisë Z. Irfan Hysenbelliu në bashkëpunim me partnerë nga Izraeli i dha udhë biznesit privat, fillimisht në fushën e tregtisë me importimin e produkteve ushqimore.

1995    Kompania e Ndërtimit “Erjoni” sh.p.k filloi aktivitetin e saj tregëtar në fushën e ndërtimit në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

1997   U krye me sukses privatizimi i një nga shoqërive më të mëdha me kapital shtetëror, të prodhimit të mjeteve mësimore, “ALB-MS 97” sh.a.

2001    Z. Irfan Hysenbelliu arriti të bashkonte 10 biznesmenë shqiptarë për të realizuar me sukses privatizimin e shoqërisë “Birra Tirana sh.a.”. Nën drejtimin e z. Hysenbelliu, birra “Tirana” u kthye në birrën më të suksesshme në tregun shqiptar. Pas një përvoje disavjeçare si CEO i shoqërisë “Birra Tirana”, z. Hysenbelliu vendosi të shesë aksionet e tij nga “Birra Tirana” dhe të blejë 100 % të aksioneve të Birra Korça sh.p.k.”, të cilat vazhdon t’i zotërojë ende.

2002    Kantina e verës “Egnatia” filloi aktivitetin e saj në qytetin e Elbasanit me një kapacitet të lartë prodhimi, më i madhi në vend, i pajisur me teknologjinë më moderne të prodhimit.

2002   Z. Irfan Hysenbelliu i hapi udhën një investimi serioz në fushën e medies së shkruar, duke regjistruar shoqërinë mediatike “Panorama Group” sh.a, e cila përfshin: gazetën “Panorama”, gazetën “Panorama Sport”, revistën “Psikologjia” si dhe revistën “Grazia”.

2004   Blihet shoqëria “Birra Korça” sh.p.k e themeluar që në vitit 1928, fabrika e së cilës iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me një investim mbi 15 milion Euro.

2010    Kompania “Egnatia Group” sh.a shtriu aktivitetin e saj edhe më gjerë duke u përfshirë edhe në sektorin e ndërtimit. Kjo shoqëri ka qenë investitore në komplekse të ndryshme banimi në Tiranë dhe disa qytete të rëndësishme të Shqipërisë.

2011   Hysenbelliu Group në bashkëpunim me bankierin Z. Artan Santo krijuan shoqërinë “Focus Group” sh.p.k. e cila realizoi suksesshëm blerjen e grupit mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqiptare”, “Balkanweb” si dhe “Radio RASH”.

2011    Në këtë vit, SHLUJP “Universiteti Luarasi” do t’i bashkohej portofolit të investimeve të grupit, duke sjellë brenda tij jo vetëm një diversifikim në sektorin e edukimit, por dhe një emër të madh në sistemin akademik në Shqipëri. Aktualisht, ky universitet po investon në ndërtimin me parametrat më bashkëkohorë të kampusit të ri Universitar.

2013    ALB-MS 97 sh.a bëhet partner në ndërtimin e kompleksit të ri të quajtur “Tirana Golden Park”.

2013    Revista “Grazia” një emër i njohur në tregun evropian të revistave, u regjistrua si pjesë e “Hysenbelliu Group” si e vetmja revistë me patentë ndërkombëtare në Shqipëri.

2014    Një risi e rëndësishme në fushën e hoteleri-turizmit në Tiranë ishte dhe hapja e “Hotel Prestige”.

2014   Uji natyral oligomineral “Fab” hyri në treg në pranverën e vitit 2014 si një nënprodukt i “Birra Korça”. Lule Fabiola (në Latinisht Triteleia laxa) i dha emër dhe imazh këtij produkti të ri.

2014    “Restorant Prestige” u hap si një risi e radhës nga “Hysenbelliu Group” në fundvitin 2014. Brenda një kompleksi mahnitës, me të gjithë elementët e luksit të dëshiruar, gjendet vila tri-katëshe, ku gjithkush ka kënaqësinë të shijojë kuzhinën më të veçantë dhe më prestigjioze të përfaqësuar nga shefa kuzhine me përvojë perëndimore.

2014    Pjesë e grupit u bë dhe ish-kompleksi turistik “Mak Albania”. “Prestige Resort” është emri i ri me të cilin do të rikthehet në treg ky kompleks. Pas një rikonstruksioni total të ambienteve të mëparshme dhe pas një rikonceptimi modern të arkitektëve tanë, “Prestige Resort” synon të jetë destinacioni më i frekuentuar turistik në rajon.