“SHLUJP Universiteti Luarasi” Universiteti Luarasi është një institucion i Arsimit të Lartë Jopublik. Universiteti “Luarasi” fillimisht u hap si Fakultet i Drejtësisë në vitin 2003. Nga viti akademik 2012-2013, “Luarasi” ka shtuar programet e studimit, duke hapur Fakultetin Ekonomik me disa degë, në nivel “Bachelor”, “Master Shkencor” e “Master Profesional”. Të diplomuarit ndër vite janë punësuar në administratën publike apo kompani private.

Studentët e “Luarasit” janë të vetmit nga IAL-të private, të cilët kanë fituar konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Shumë të tjerë kanë vazhduar studimet në universitetet më të mira të SHBA dhe në Europë përfshirë Oxford, Utrecht, Gjenevë, Urbino, etj., pa dhënë asnjë provim shtesë.

Tek “Luarasi” lektrojnë pedagogë të shquar të ekonomisë dhe drejtësisë në vend, përfshirë ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, pedagogë të Shkollës së Magjistraturës apo profesionistë të shquar të vendit. Universiteti ofron mundësi promovimi për studentët me rezultate të shkëlqyera si pjesë e grupit më të madh mediatik në vend, si dhe punësim në sajë të bashkëpunimit me institucionet më të rëndësishme publike.

Luarasi, edukojmë mendjen, ndryshojmë jetën

www.luarasi-univ.edu.al