Projekti “Tirana Golden Park” Shoqëria “ALB-MS 97” sh.a, pjesë e “Hysenbelliu Group” është partner në ndërtimin e kompleksit të ri të quajtur “Tirana Golden Park”, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit. Ky është një ndër projektet më madhore e ambicioze të realizuara në vend, ku përveç apartamenteve të banimit dhe shërbimit, do të ketë ambiente sociale si: kopshte, çerdhe, mjedise sportive, etj.

“Tirana Golden Park” është projektuar me standardet më të larta, duke ofruar ambiente cilësore e të bukura njëkohësisht.