VEND I LIRË PUNE PËR AGJENT MARKETINGU

PANORAMA GROUP kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE E AGJENTIT TË MARKETINGUT:

 

  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin dhe hartimin e një plani strategjik dhe analitik sa më efektiv për kompaninë;
  • Nëpërmjet marketingut operativ, të vërë në punë të gjitha strategjitë dhe taktikat për zhvillimin dhe shitjen e produkteve në treg;
  • Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

HYSENBELLIU GROUP mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.

 

Kandidatët e interesuar të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në e tyre në: hr@ihb-group.com.al

Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.