Aplikimi i standardeve më të larta

“Hysenbelliu Group” ka zgjedhur të zhvillohet nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta në të gjitha fushat ku operon. Prirja dhe këmbëngulja jonë për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu, duke na dhuruar motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të projekteve të reja edhe më ambicioze për të ardhmen.

 

Sinergjia brenda grupit

Shoqëritë e grupit tonë funksionojnë dhe zhvillohen falë mbështetjes, sinergjisë dhe shkëmbimit të përvojave. Të qenit Grup kompanish, të cilat operojnë në fusha të ndryshme krijon mundësinë që të gjitha shoqëritë tona të kenë mbështetje menaxheriale, ekspertize financiare etj.

 

Punonjësit

“Hysenbelliu Group” i konsideron punonjësit si vlerë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e të gjitha kompanive të saj. Punonjësit janë përzgjedhur me mjaft kujdes, bazuar mbi integritetin e lartë dhe kërkesat ambicioze që ata kanë dhe që i kërkon puna në grup. Si një ndër punëdhënësit privat më të mëdhenj në vend, me një portofol investimesh mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra, Presidenti i kompanisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë politika të tilla, ku punonjësit mund të marrin prioritet brenda shoqërive të Grupit.

 

Mjedisi dhe komuniteti

Filozofia e aplikimit të standardeve të larta në “Hysenbelliu Group” ka në themel etikën, respektimin e vlerave, përgjegjshmërinë maksimale për punonjësit, klientët, partnerët, furnitorët, komunitetet dhe mjedisin ku operojnë shoqëritë tona. Investimi ynë në produktet e konsumit, në edukim, në media, në sektorin e ndërtimit etj. ka në thelb trajtimin me shumë kujdes e me prirje drejt zhvillimit të komunitetit, duke ofruar vëmendje maksimale, që aktiviteti ynë të mos ketë ndikime negative mbi mjedisin dhe shoqërinë tonë. Ky është një angazhim i yni, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat e ardhshëm.

 

Diversifikimi dhe Zgjerimi

Objektivat e grupit janë diversifikim dhe zgjerim. Ne kemi investuar në sektorë të ndryshëm që sjellin zhvillim për vendin, duke krijuar hapësira për vende të reja pune, si dhe risi për tregun. Investimet tona janë të realizuara me financime të ligjshme dhe të gjitha janë të hipotekuara.